“Fantazma e Serbisë”/ Ky është gabimi më i madh i Shqipërisë – Ja çfarë paralajmëron ish-ambasadori

Aktuale

“Fantazma e Serbisë”/ Ky është gabimi më i madh i Shqipërisë – Ja çfarë paralajmëron ish-ambasadori

Nga: N.Sh Më: 15 shtator 2021 Në ora: 22:36
Ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED, dhe ish ambasadori Lulzim Peci, përmes një postim në Facebook ka shkruar për rehabilitimin e Serbisë.

Ai ka thënë se pas daljes se Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Brukseli e ka humbur rrugën në oborrin e saj për sa i përket jo vetëm Ballkanit, por edhe Rusisë.

Sipas tij, për Kosovën prioriteti numër 1 duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Ai shton se gabimi më i madh i Shqipërisë është rehabilitimi i Serbisë.

Postimi i plotë:

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Brukseli e ka humbur rrugën ne oborrin e saj për sa i përket jo vetëm Ballkanit, por edhe Rusisë.

Po të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa për BE-ne, Beogradi nuk do të kishte hezituar që të destabilizoj edhe njëherë regjionin, dhe ta kthej në vatër të krizës.

Në këtë kontekst, gabimi më i madh i politikës së Shqipërisë është rehabilitimi i Serbisë si vend me të cilin mund të ndërtohet partneritet, derisa asnjë vend i ish Jugosllavisë, me përjashtim të Maqedonisë, nuk ështe në gjendje ta bëjë këte, për shkak të fantazmës së Serbisë së Madhe që edhe sot është gjallë në Beograd.

Prandaj, për Kosovën prioriteti numër 1 duhet të jetë anëtarësimi ne NATO, dhe nëse kjo nuk funksionon për shkak të katër vendeve mosnjohëse të Aleancës, atëherë duhet të punohet shumë seriozisht drejt një traktati të mbrojtjes së përbashkët me SHBA-ne. Kjo është një zgjidhje e cila mund të ndërroj në mënyrë thelbësore gjeopolitikën në Ballkan, duke përfshirë edhe limitimin në mënyrë drastike të ndikimit rus dhe kinez, te cilat një numër i vendeve të BE-së nuk e shohin si problematike, ndërsa te tjerat nuk e kanë vullnetin politik që të merren me të në mënyrë serioze.

Tërheqja nga Afganistani i SHBA-ve i ofron asaj një mundësi të arte qe ta stabilizoj Ballkanin Perëndimor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat