Pse partitë gabuan kur u deklaruan për shkurtimin e fushatës?

Aktuale

Pse partitë gabuan kur u deklaruan për shkurtimin e fushatës?

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:32
Ismet Kryeziu

Udhëheqësi i Koalicionit “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu ka thënë se partitë politike të cilat janë deklaruar për shkurtim të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë bërë gabim politik e strategjik.

Sipas tij nuk ka nevojë të shkurtohet fushata, por vetëm të respektohen masat e vendosura kundër koronavirusit.

Unë mendoj që partitë politike të cilat janë deklaruara për shkurtimin e fushatës kanë bërë gabim strategjik dhe politik për arsye se nuk kemi nevojë për shkurtim të fushtës por respektim të rregullave të pandemisë.”.

Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për ofertat e partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat