“Rama e Vuçiq do ta bënin sallatë”/ Berisha zbulon detaje nga plani për ndarjen e Kosovës - përmend Thaçin

Aktuale

“Rama e Vuçiq do ta bënin sallatë”/ Berisha zbulon detaje nga plani për ndarjen e Kosovës - përmend Thaçin

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:57
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Ish-kryeministri Berisha komentoi sërish sot vendimin për shpalljen non grata nga SHBA, për të cilin u shpreh se ishte një vendim pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte non grata për konspiracion kundër SHBA.

“Një akuzë që në mënyrë absolute nuk ka asnjë fakt, asnjë dokument. Një njeri që ka bërë gjithçka, për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërisë me SHBA e BE, tani damokoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte non grata për konspiracion kundër SHBA.

Del Thaçi në Prishtinë në fund të korrikut 2018 e u thoshte do bëjmë sakrifica të mëdha, do bënte operacion territorin e Kosovës. Dhe unë u ndodha diku me pushime dhe i kthehem ia kundërshtoj me argumenta, bie në kundërshtim me të gjitha aktet, dhe këtë një shqiptar s’mund ta bëjë kurrë. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin servirur projektin gjithandej, ai ishte projekti i ndarjes së Kosovës. Rama e Vuçiq donin të sakatonin Kosovën, do ta bënin Kosovën sallatë. Udhëheqja politike e Kosovës, një nga një erdhën në Tiranë. Një prej tyre më tha ‘i kam thënë Thaçit, arritëm atë që s’kishte arritur kush tani s;kemi pse bëjmë pazare.

Çfarë bëra unë, PD s’duhet të merret me këtë çështje, është personale e Berishës, unë hodha në Gjykatë, Blinken për shpifje ndaj meje. Lulzim Basha asnjë lloj… i them kërko transparencë mos u përziej. Filluan zërat nga republikanët, ai që është sot ministër në hije i jashtëm u shpreh se është përdor ligji.” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat