“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”/ Ky është reagimi i djalit të deputetit të vrarë të LDK-së

Aktuale

“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së”/ Ky është reagimi i djalit të deputetit të vrarë të LDK-së

Nga: P.R Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:12
Prokurorët Cezary Michalczuk (majtas) dhe Jack Smith (djathtas) në hapjen e gjyqit të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale më 15 shtator 2021 në Hagë, Holandë. REUTERS - PISION

Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Speciale ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës, për të cilin zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se të gjitha viktimat e tij ishin anëtar të LDK-së.

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisin një partie të caktuar politike – LDK-së”, ka deklaruar Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

E pas kësaj deklarate, pati shumë reagime në Kosovë, të cilët dolën në mbështetje të prokurorit Smith dhe familjarëve të viktimave politike.

E i fundit që ka reaguar është Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

“Gjithmonë në anën e viktimave. Faleminderit US! (Tek e fundit : Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj si viktimë.)”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj, i cili ka postuar fotografinë e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat