Xhafer Gashi nis fushatën edhe për një mandat qeverisës në Obiliq

Aktuale

Xhafer Gashi nis fushatën edhe për një mandat qeverisës në Obiliq

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 00:54
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me kandidatët për anëtarët të Kuvendit Komunal, kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, përmes parakalimit nëpër sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” deri tek sheshi “Adem Preniqi”.

Kryetari Gashi, përmes postimit në Facebook, ka theksuar se Iniciativa Qytetare për Obiliq, do të respektojë me përpikëri të gjitha rekomandimet e insititucioneve shëndetësore si dhe në ditët në vazhdim, do bëhet prezantimi e programit politikë për 4 (katër) vitet e ardhshme, në takime me grupime të vogla dhe nën masat mbrojtëse për Covid-19.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Sot, zyrtarisht bëmë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal shënuam këtë ditë përmes parakalimit nëpër sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi i ri që pritet të përfundojë shumë shpejtë, “Adem Preniqi”.

Bashkëqytetarë të dashur,

Këto zgjedhje, më ndryshe se herë tjera, na gjejnë nën përballjen me pandeminë Covid-19, ju garantoj se Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe unë si kandidatë për kryetar komune, do respektojmë me përpikëri të gjitha rekomandimet e insititucioneve shëndetësore, në ditët në vazhdim, do bëjmë prezantimin e programit tonë politikë për 4 (katër) vitet e ardhshme, në takime me grupime të vogla dhe nën masat mbrojtëse për Covid-19.

Ju e dini se qeverisja i besohet atyre që kanë vizion të qartë për qytetin e Obiliqit, me ekipën më të mirë që bënë realitet atë që premtohet dhe punojnë shumë për të garantuar të ardhmen e gjeneratave të reja!

Adresa e juaj është këtu, me vazhdimësinë e punëve të mira, platformë konkrete e cila me besimin tuaj do të bëhet realitet!

Numri ynë është 109✅ bashkë me qytetarët jemi të parët për Obiliqin!

Na priftë e mbara! #bashkë

Xhafer Gashi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat