Gjykata Speciale nuk flet për hetimet dhe aktivitetet e saj

Aktuale

Gjykata Speciale nuk flet për hetimet dhe aktivitetet e saj

Nga: H.O. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:54
Gjykata Speciale

Janë bërë gati një vit që kur Gjykata Speciale ka arrestuar Hashim Thaҫin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Ende nuk ka filluar gjykimi ndaj tyre, ndërsa procesi është në fazën e mbledhjes së dëshmive.

Gazeta ka kontaktuar Gjykatën Speciale për të pyetur nëse do të merren me raste të reja përveҫ këtij Thaҫi dhe të tjerët, apo do të shqyrtojnë fillimisht këtë rast.

Nga kjo gjykatë kanë thënë për ‘Bota sot’ se nuk japin informacione për hetimin dhe aktivitetet e tjera.

“ZPS nuk jep informacion në lidhje me hetimin dhe aktivitetet”, thuhet në përgjigjën e shkurtër nga Specialja./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat