Nuk mund ta besoni sa kanë vlerë shtëpitë dhe banesat e Bekë Berishës

Aktuale

Nuk mund ta besoni sa kanë vlerë shtëpitë dhe banesat e Bekë Berishës

Nga: H.O. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:03
Bekë Berisha

Bekë Berisha deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme dy banesa, një shtëpi dhe truall të gjithë në vlerën afro 800 mijë euro.

Ai ka deklaruar si para të kursyera mbi 5 mijë euro, ndërsa borxhe në emër të tij dhe bashkëshortes në vlerën afro 100 mjë euro.

Paga e tij e vjetore e deklaruar është në vlerën 22,600 euro, derisa katër pagat e bashkëshortes së tij kapin vlerën afro 50 mijë euro.

Përfitimet e tij nga trusti janë në vlerën mbi 1.200 euro, ndërsa ato të bashkëshortes mbi 4 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat