Sekretari amerikan thotë se SHBA do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit

Aktuale

Sekretari amerikan thotë se SHBA do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:01
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se administrata e Presidentit Biden do të ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me shtetet tjera në botën myslimane dhe dhe arabe, përfshirë këtu edhe forcimin e lidhjeve diplomatike, si ajo me Kosovën.

Tutje, Blinken në një takim virtual tha se do të inkurajojnë edhe shtete të tjera që të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të zgjerohet rrethi i diplomacisë paqësore.

Siç u shpreh ai, “Administrata Biden do të vazhdojë përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve duke ecur përpara”.

“Do të nxisë forcimin e marrëdhënieve të Izraelit me Marokon, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe e Sudanin, me të cilat ka nënshkruar Marrëveshjet e Abrahamit, dhe me Kosovën, e cila krijoi lidhje me Izraelin në fillim të vitit”, u shpreh ai, sipas medieve të huaja.

“Ne do të inkurajojmë më shumë vende të ndjekin shembullin e Emirateve, Bahreinit dhe Marokut,” tha ai në një ceremoni virtuale.

“Ne duam të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore, sepse është në interesin e vendeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, që Izraeli të trajtohet si çdo vend tjetër”, u shpreh Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat