Kusari reagon pas lirimit të Grabovcit, ka një mesazh për Lumezin dhe Hajdarin

Aktuale

Kusari reagon pas lirimit të Grabovcit, ka një mesazh për Lumezin dhe Hajdarin

Nga: A.M Më: 18 shtator 2021 Në ora: 11:21
Adem Grabovci

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të Apelit për lirimin e Adem Grabovcit në rastin Pronto.

Ajo në facebook ka ironizuar me prokurorinë, duke falënderuara për arritjen e saj në rastin Pronto.

Kusari u shpreh se kapja e prokurorisë ia ka vlejtë, pasi në këtë mënyrë është mbrojtur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Bravo, bravo, bravo i qoftë Drita Hajdarit dhe Aleksander Lumezit! Meritojnë medalje presidenciale.

Duke ndjekur gabimisht zyrtarët që nuk kishin përgjegjësi individuale dhe duke mos ftuar asnjë nga dëshmitarët apo të dëmtuarit, rasti me të drejtë ka dështuar”, deklaroi Flutura Kusari, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë

Më lejoni që për rastin Pronto nga thellësia e zemres ta komplimentoj prokurorinë për arritjen më të madhe në historinë e saj.

Bravo, bravo, bravo i qoftë Drita Hajdarit dhe Aleksander Lumezit! Meritojnë medalje presidenciale.

Duke ndjekur gabimisht zyrtarët që nuk kishin përgjegjësi individuale dhe duke mos ftuar asnjë nga dëshmitarët apo të dëmtuarit, rasti me të drejtë ka dështuar.

Kështu, në mënyrë të suksesshme është mbrojtur Hashim Thaçi i cili ishte kryeministër dhe bartte përgjegjësinë pë rekrutime publike.

Kapja e prokurorisë ia ka vlejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat