Mbi 200 raste të reja dhe 11 të vdekur me Covid brenda 24 orëve të fundit

Aktuale

Mbi 200 raste të reja dhe 11 të vdekur me Covid brenda 24 orëve të fundit

Nga: A.M Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 259 raste të reja me COVID-19, përcjell "Bota sot".

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat