Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë në trajnimin e FSK-së

Aktuale

Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë në trajnimin e FSK-së

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:47
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar homologun e tij Hulusi Akar.

Mehaj, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Akar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në.

Kosova dhe Turqia kanë bahskëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat