Rrëfimi prekës i Pozharit: Mua më bënë “vrasës” bash “kolegët” e mi, ata që...!

Aktuale

Rrëfimi prekës i Pozharit: Mua më bënë “vrasës” bash “kolegët” e mi, ata që...!

Nga: A.M Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:20
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari e ka përmendur sërsish vrasjen e Marigonës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka rrëfyer dhimbjen nëpër të cilë ka kaluar gjatë kësaj kohe, që nga vrasja e Marigonës.

“E kam përtypur në heshtje krejt dhembjen për vrasjen e Marigonës. E kam përjetuar rëndë njëjtë sikur të kishte qenë vajza ime. Aq e madhe ka qenë dhembja sa nuk më ka bë përshtypje asnjë sulm i ultë”, shkroi analisti.

Krahas kësaj, Pozhari ka gafitet kundër tij, ku i referoheshin si ‘vrasës’.

“Mua më bënë "vrasës" bash "kolegët" e mi që shfrytëzuan të rinjtë që të shkruajnë grafite në mure dhe nuk iu treguan se për këtë ata marrin fonde! Më bënë vrasës bash ata politikanë e pushtetarë që financojnë shoqata për t'i linçuar ata të cilët çdo ditë ua përplasin në fytyrë se këtë vend e bënë të pabanueshëm për rininë”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E kam përtypur në heshtje krejt dhembjen për vrasjen e Marigonës. E kam përjetuar rëndë njëjtë sikur të kishte qenë vajza ime. Aq e madhe ka qenë dhembja sa nuk më ka bë përshtypje asnjë sulm i ultë. As kur të shumtët heshtnin, besa edhe gëzoheshin me atë që më ndodhte me linçimin dhe presionin publik. Për mua ka veç një dhembje: Marigona dhe fatkeqet e tjera që mund të jenë në pozitën e saj derisa unë shkruaj këta rreshta. Por, dhembja dikë e rrënon, e dikë e bën më të fortë. Unë kam rastisur të jem në kategorinë e këtyre të dytëve. Sfidat dhe betejat që kam kaluar nëpër jetë më kanë bë të tillë. Nëse veç njërën prej tyre ua kisha shkarkuar mbi supe "lariçkave të fondeve", do të ishin shembur. E, unë shkruaj veç atë që ndjejë, jo si ata që paguhen. E kam marrë përsipër këtë barrë me vetëdije të plotë, madje edhe me mundësinë që të etiketohem, veç që të dëshmoj atë që konsiderohet këtu e pamundur - se shkrimi është dhunti prej Zotit që duhesh me e vënë në shërbim të njerëzve, e jo të vetvetes.

Kam bërë përpjekje maksimale që të mbrojmë jetë të tjera të pafajshme që janë të rrethuar me kafshë që ecin në dy këmbë. Se ka plot vajza të pafajshme që gënjehen nga shkëlqimi i përkohshëm. Se ka plot prindër që të mbërthyer në rripin e mbijetesës, ju ndodh mos ta kenë vëmendjen se çfarë po ndodh me një pjesë të tyre të shpirtit dhe fatkeqësisht, kur ta kuptojnë, të jetë vonë.

Rinia e ka bukurinë, e ka vrullin, e ka jetën, i ka të gjitha. Është stolia e vetme me të cilën mund të mburremi. I kanë hije gabimet, dështimet, sukseset, gjithçka tjetër që i takon kësaj moshe. Por ata e kanë një fatkeqësi, veçanërisht në shtete si Kosova, - janë gjahu më i lehtë i shkatërruesve të ëndrrave. Sepse ata besojnë, janë të pastër, të pakujdesshëm ndaj intrigave dhe atyre që duan të përfitojnë nga disfati i rrethanave ku iu ka rënë hise të jetojnë.

Mua më bënë "vrasës" bash "kolegët" e mi që shfrytëzuan të rinjtë që të shkruajnë grafite në mure dhe nuk iu treguan se për këtë ata marrin fonde! Më bënë vrasës bash ata politikanë e pushtetarë që financojnë shoqata për t'i linçuar ata të cilët çdo ditë ua përplasin në fytyrë se këtë vend e bënë të pabanueshëm për rininë.

Më bënë "vrasës" vetëm për një këshillë që do të duhej ta bartte në vesh secili i ri - bëhu i zoti i vetës dhe mos lejo askush të përfitojë nga mosha e jote e shenjtë e rinisë.

Por, çfarë arritën ata që mu vërsulën? Thuajse, asgjë! Unë nuk ju urrej. Dhembja për "marigonat" është më e madhe. Ju vazhdoni të ushqehemi me fonde nga fatkeqësitë e të tjerëve. Lariçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat