‘Mercedesët’ superlukoze 46 mijë euro në familjen e Kamishit, merr edhe pension invalidor

Aktuale

‘Mercedesët’ superlukoze 46 mijë euro në familjen e Kamishit, merr edhe pension invalidor

Nga: H.O. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:47
Bekim Haxhiu me bashkeshorten

Bekim Haxhiu përveҫ si deputet në Kuvendin e Kosovës, ai mban edhe dy vende të tjera të punës, si mësimdhënës në një kolegj privat, dhe pozita e fiziterapeutit në QKUK thotë se i është pezulluar derisa mban pozitën e deputetit.

Ai ka deklaruar pasuri të madhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mirëpo ajo që bie në sy është vetura e tij superluksoze.

Haxhiu ka deklaruar se posedon një veturë Mercedes E220 në vlerën 33 mijë euro. Poashtu edhe bashkëshortja e tij vozit veturën Mercedes të tipit B180 në vlerën 13, 800 euro.

Ai ka deklaruar edhe para të mira të kursyera, të hyrat të mëdha e poashtu edhe pension invalidor./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat