Djali i Ismet Rracit thirrje publike Lumir Abdixhikut: Ta bëjë sa më parë këtë...

Aktuale

Djali i Ismet Rracit thirrje publike Lumir Abdixhikut: Ta bëjë sa më parë këtë...

Nga: P.R Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:42
Lumir Abdixhiku

Në media është raportuar se sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetësinë e Kosovës për 9 muaj, e kanë braktisur më shumë se 3000 qytetarë, ku shumica këtë e bënë për të fituar shtetësinë gjermane.

E ky lajm ka nxitur reagimin e Astrit Rracit, djalit të ish kryetarit të Komunës së Klinës Ismet Rraci, i cili ishte vrarë menjëherë pas luftës.

Përmes një postimi në facebook, Rraci i ka drejtuar një kërkesë publikë kryetrarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Përderisa shtete të fuqishme si Spanja e Turqia nuk lejojnë që qytetarët e tyre të tërheqin nënshtetësinë, Kosova jonë e dashur e bënë këtë pa përtesë ? I bëjë thirrje kryetarit të LDK-së z. Lumir Abdixhiku , që si lider i partisë së djathtë (konservatore) të inicojë sa më parë ligjin ku Kosova nuk lejon shkëputjen nga nënshtetësia të qytetarëve të saj, së paku deri në gjeneratën e 3-të”, ka shkruar Astrit Rraci, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat