Vrasja e pjesëtarit të EULEX-it, ofrohen 82 mijë euro shpërblim për këdo që jep informata lidhur me këtë rast

Aktuale

Vrasja e pjesëtarit të EULEX-it, ofrohen 82 mijë euro shpërblim për këdo që jep informata lidhur me këtë rast

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:14
EULEX

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka kujtuar sot vrasjen e pjesëtarit të saj, Audrius Senavicius tetë vite më parë në veri të Kosovës.

Kolegët e tij sot kanë bërë homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviciusit.

Në një njoftim, EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij.

Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit”, thuhet në njoftim.

Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 derisa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat