10 vdekje në Kosovë, kaq persona u infektuan me Covid 19 brenda 24 orëve

Aktuale

10 vdekje në Kosovë, kaq persona u infektuan me Covid 19 brenda 24 orëve

Nga: A.M Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 173 raste të reja me COVID-19, përcjell "Bota sot".

Njoftimi i plotë:

19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

Në total numri i rasteve aktive është 9.764.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat