Ky është polici që vdiq në vendin e punës në Podujevë

Aktuale

Ky është polici që vdiq në vendin e punës në Podujevë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

(E plotësuar 17:41) - Një pjesëtar i Policisë në Podujevë ka ndërruar jetë sot në vendin e punës, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu”, i cili po mirëmbante rendin në këtë qendër.

Mësohet, ai ka pësuar arrest kardiak, me ç ’rast edhe ka ndërruar jetë.

Portali mëson se pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq në vendin e punës është Mustafë Mehmeti.

Image

 

***

Gjatë ditës së sotme ka vdekur një polic i Kosovës.

Media mëson se i ndjeri është M.M, 1958.

Ai vdiq derisa ishte në vendin e punës.

Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv ai ishte duke ruajtur në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë.

Dyshohet se si shkak i vdekjes ishte sulmi në zemër.

Media do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat