​Ramadani: Duhet imunizuar rreth 1 milion qytetarë për të kufizuar pandeminë COVID-19

Aktuale

​Ramadani: Duhet imunizuar rreth 1 milion qytetarë për të kufizuar pandeminë COVID-19

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:11
Hamdi Ramadani

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar rreth 1 milion qytetarë në mënyrë që sipas tij pandemia me koronavirus të kufizohet.

Ramadani ka thënë në emisionin “Shëndeti” të RTV Dukagjini, se edhe qytetarët e vaksinuar duhet të mbajnë maskën dhe distancën sociale pasi mund të bartin variantin ngjitës delta te të tjerët.

Mbi 1 milion qytetarë duhet të marrin të dy dozat e vaksinës. Duke respektuar masat antiepidmiologjike, ne do të jemi në një situatë më të mirë dhe më normale dhe do të mund ta kufizojmë pandeminë”, tha ai duke shtuar se vaksinimi dhe imunizimi është arma e vetme kundër virusit delta.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës kundërCOVID-19 ose 35% e popullatës së rritur mbi 18-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat