Kuvendi mban sot seancën e parë për sesionin vjeshtor

Aktuale

Kuvendi mban sot seancën e parë për sesionin vjeshtor

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 06:04
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot seancën e parë për sesionin vjeshtor.

Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Në këtë seancë pritet të formohet edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat