Edita Tahiri mbështet vendimin për targat

Aktuale

Edita Tahiri mbështet vendimin për targat

Nga: A.Z Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:35
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Tahiri mbështetë vendimin për reciprocitet të targave me Serbinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vendim i Qeverisë është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e lirë, madje edhe e bazuar në reciprocitet në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Bota sot".

Më tej ka shtuar se une si ish-kryenociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet në Dialogun e Brukselit, e mbështes vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë sot, është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë, e cila është e bazuar në RECIPROCITET mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Pika 3 e Marrëveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim përcaktojnë qartë reciprocitetin. Me kërkesën e SHBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyej për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht. Besoj se Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partnerët amerikan dhe evropian. Unë si ish-kryenociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet në Dialogun e Brukselit, e mbështes vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale. Këtë deklaratë po e jap si përgjigje për shumë media, TV e gazetarë që kërkuan deklarime e intervista nga unë për këtë çështje, dhe të cilëve nuk mund tju përgjigjem një për një, për shkak të angazhimeve të mija urgjente ndërkombëtare. Po ashtu ftoj mediat t'i gjejnë marrëveshjet në Website-in e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat