Analisti thirrje qytetarëve: Të mos votohen të korruptuarit!

Aktuale

Analisti thirrje qytetarëve: Të mos votohen të korruptuarit!

Nga: M.H. Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi përmes një shkrimi në Facebok ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

Ai thotë se një kthim i mundshem i viteve të 90-ta është duke u tentuar të bëhët dhe se po na mungojnë kreacionet politike pikërisht së nuk po lirohemi ende nga njëmendësia komuniste e të të menduarit dhe të vepruarit, përcjell “Bota sot”.

Për këtë arsyje ai shton se në këto zgjedhje lokale të mos votohen ata të korruptuarit por të reflektohet dhe të iu jepet vota atyre që e meritojnë.

Lufta për fotelje mbizotërojë karshi realizimit të kërkesave të qytetarëve, shkruan tutje analisti.

Postimi i plotë

Sistemi komunist është ndërtuar mbi rrena, mbi luftëra, është ndërtuar mbi konflikte të mbrendshme dhe të jashtme, konflikte imagjinare në kokat e sundimtareve. Shpërbërja e ish–Jugosllavisë shpërfaqi urrjetjët ndër etnike, urrjetjët fetare deri të urrjetjet racore.

Vitet e 90-ta shpërfaqën nacionalizmin primitiv të serbëve të cilët moti i kishin preferuar spatrimet etnike, të cilat spastrime rezultuan më mijëra të vrarë të pa fajshem. Një kthim i mundshem i viteve të 90-ta është duke u tentuar të bëhët. Logjika e sundimit absolut, kanë bërë që të kemi ekonomi të stagnuar, kemi politikë recidiviste, kemi të drejta të kufizuara të lirive dhe të drejtave qytetare.

Shumica e njerëzëve të politikës janë bërë të dëmshem për prosecet demokratike dhe proceset nëpër të cilin po kalon Kosova. Po na mungojnë kreacionet politike pikërisht së nuk po lirohemi ende nga njëmendësia komuniste e të të menduarit dhe të vepruarit. Prandaj në zgjedhjet e radhës të mos votohen të korruptuarit të cilët ishte dashur të mos figurojnë në lista, por mos të votohen as njerëzit e familjeve që vepruan në ish sistemin komunist jugosllavë .

Për pushtet nuk po kurrsehen mënyra dhe metoda të liniçimit të kundërshtarëve politikë. Vota është e shenjtë dhe kjo votë shenjtë , deri me sot nuk u respektua. Patëm edhe vota të trafikueme, keqëperdorime të mëdha të procesit zgjedhor, dhe të gjitha këto defekte reflektuan keq. Lufta për fotelje mbizotërojë karshi realizimit të kërkesave të qytetarëve. Njeriu i ynë po ndjehet i diskriminuar, i menjanuar nga proceset vendimarrëse.

Jurishnikët e kauzidemokracisë të largohen nga radhët e para të eshalonit politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat