Vendosja e targave të përkohshme, qindra vetura të bllokuara në Jarinjë

Aktuale

Vendosja e targave të përkohshme, qindra vetura të bllokuara në Jarinjë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Sot ka filluar zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Në pikën kufitare në Jarinjë janë qindra vetura në rrugë të bllokuara.

Në një foto të siguruar nga media shihen këto vetura të cilave po iu vendosen targat e reja të përkohshme të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se sot Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare.

Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Forca të shumta të Njësisë Speciale po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Për këtë çështje sot është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se do ta informoj popullin serb përkitazi me zhvillimet e sotme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat