Reagon edhe Ambasada e SHBA-së, kjo është thirrja pas tensioneve në Veri

Aktuale

Reagon edhe Ambasada e SHBA-së, kjo është thirrja pas tensioneve në Veri

Nga: P.R Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:32
Aksioni në Veri

Gjatë ditës së sotme, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje, për ta siguruar zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë.

E ky vendim ka krijuar tensione të reja mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, çka ka nxitur reagimin edhe të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në twitter, përcjellë “Bota sot”.

 

Ndërkohë më parë, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, deklaroi se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe se dialogu duhet shfrytëzuar për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke e vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat