E rrallë/ Besnik Berisha në mbështetje të Albin Kurtit: Për pandeminë ta shani, por...

Aktuale

E rrallë/ Besnik Berisha në mbështetje të Albin Kurtit: Për pandeminë ta shani, por...

Nga: P.R Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:52
Besnik Berisha

Forca të mëdha policore të Kosovës kanë shkuar në kufirin me Serbinë, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që ka filluar sot për targat e automjeteve.

E pas tensioneve të krijuara në Veri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë që të vazhdojnë ritmin e jetës së tyre, duke thënë se reciprociteti në fjalë nuk ka për qëllim që të provokojë destabilizim.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zabtimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cënojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshmë, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Europiane. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shteqësime dhe brenga…Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Për vendosjen e reciprocitetit për targat me Serbinë, Kurtit i ka dal bë mbështetje edhe avokati Besnik Berisha,

“Sa i përket pandemisë, qeverinë keni të drejte ta shani çdo ditë, kurse sa i përket reciprocitetit për targa, keni obligim të bëheni bashkë të gjithë, pozitë e opozitë. Pozitë dhe opozitë në mbështetje të sovranitetit, në të kundërtën nuk i bëjmë shërbim shtetit!”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat