​Grupet kriminale të Radojqiqit dhe Veselinoviqit, organizatorët e bllokimit të rrugëve në veri

Aktuale

​Grupet kriminale të Radojqiqit dhe Veselinoviqit, organizatorët e bllokimit të rrugëve në veri

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:04
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojqiq

Vendosja e masës së reciprocitetet me Serbinë për targa nuk u ka shkuar për shtati dy kriminelëve serbë të veriut Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojqiq, të cilët e përdorin këtë pjesë të Kosovës për të zhvilluar aktivitetet e tyre kriminale.

Burime të KP brenda institucioneve të sigurisë kanë treguar se aktiviteti i ndërmarrë nga MPB e Kosovës nuk është se ka ngjallur reagim negativ te qytetarët në veri, por se ata janë duke u kërcënuar nga grupet kriminale për të bllokuar këtë proces, për interesa personale dhe të Serbisë.

“Këto grupe të organizuara kriminale po i përdorin qytetarët serb, banor të asaj ane, duke u bërë trysni që të dalin në protesta, dhe duke i shantazhuar me ndaljen e pagesave të komunitetit serb në veri nëse nuk i përkrahin agjendat e dirigjuara nga Serbia,” thonë burimet.

Milan Radojqiq i akuzuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe Zvonko Veselinoviq i njohur si bosi i kontrabandës, i cili vazhdon të marrë tender milionëshe nga Qeveria e Serbisë, veç tjerash, dyshohet se në bllokada kanë vendosur kamionët e tyre, dhe paralelisht po përdorin edhe deputetët e Listës Serbe për të provokuar dhe për të shkaktuar përshkallëzim të situatës.

Rikujtojmë se veprimet e Serbisë për destabilizim të Kosovës, vijnë menjëherë pas veprimeve destabilizuese në Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat