Eksperti i sigurisë: Vendimi për targa i duhur, masat të vazhdojnë

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Vendimi për targa i duhur, masat të vazhdojnë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:04
Nuredin Ibishi

Pas vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës, eksperti i çështjes së sigurisë, Nuridin Ibishi, se Qeveria duhet t’i tregojë shteteve mike se këto masa do të vazhdojnë.

Sipas tij përkundër një situate normale, Qeveria e Kosovës nuk duhet të rri e paangazhuar në krejt këtë situatë dhe është krejt normale që Policia të kryej veprimet e veta.

“Mendoj që është një vendim i qëlluar dhe është dashur qysh më herët të ndërmerret dhe jo vetëm si masë e reciprocitetit por edhe si përgjigje ndaj Serbisë. Këtu kemi edhe procesin e regjistrimit të veturave por sidoqoftë aksioni i sotëm ka qenë i qëlluar”.

“Përkundër reagimeve që jemi mësuar nga serbët lokal dhe kështu i bëjnë këto protesta në pika kufitare si një temë që ku me ditë çfarë është, sepse është një gjë normale që Policia të kontrollojë aty, por që ata kanë të drejtë të protestojnë por jo me një arsye të kësaj teme të reciprocitetit”.

Tutje, Ibishi tha se situata duhet të jetë pa kurrfarë presioni, dhe këto masa duhet të vazhdojnë.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrijë e paangazhuar në krejt këto masa të Serbisë duke përfshirë këtu edhe territorin e lirisë, dhe Kosova duhet t’i përgjigjet asaj, dhe t’i tregojë Serbisë dhe shteteve të jashtme që këto masa të vazhdojnë pa kurrfarë presioni”, theksoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat