Edita Tahiri mbështet Qeverinë për reciprocitetin e targave me Serbinë

Aktuale

Edita Tahiri mbështet Qeverinë për reciprocitetin e targave me Serbinë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:29
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, po mbështet vendimin e sotëm të Qeverisë, për vendosjen e reciprocitetit në targa të automjeteve të Serbisë.

Sipas saj këtë e përcakton pika 3 e marrëveshjës së arritur në Bruksel dhe ajo 16.

”Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë sot, është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë e cila është e bazuar në RECIPROCITET mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Pika 3 e Marrëveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim përcaktojnë qartë reciprocitetin.

Me kërkesën e SHBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyj për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht.

Besoj se Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partneret amerikan dhe evropian. Unë si ish-kryenegociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet në Dialogun e Brukselit, e mbështes vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale. Këtë deklarate po e jap si përgjigje për shume media, TV e gazetarë që kërkuan deklarime e intervista nga unë për këtë çështje dhe të cilëve nuk mund t’ju përgjigjem një për një, për shkak të angazhimeve të mia urgjente ndërkombëtare.

Po ashtu ftoj mediat t’i gjejnë marrëveshjet në ëebsite-in e Qeverisë së Kosovës në linqet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat