Shefi i kabinetit të presidencës i kundërpërgjigjet Vuçiqit – zbulon synimet e tij për territorin e Kosovës

Aktuale

Shefi i kabinetit të presidencës i kundërpërgjigjet Vuçiqit – zbulon synimet e tij për territorin e Kosovës

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:24
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se pas reciprocitetit të targave nuk ka kuptim dialogu.

Vela në një postim në Twitter u shpreh se presidentit Vuçiq nuk i interesojnë qytetarët serbë, por territori i Veriut të Kosovës.

“Synimet e vërteta të Vuçiqit janë të lidhura me territorin e veriut të Kosovës dhe zbatimin e rregullave të ndryshme. Pozicioni i Serbisë është kundër parimit të dialogut të zhvilluar përmes BE –së”, deklaroi Vela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Synimet e vërteta të Vuçiqit janë të lidhura me territorin e veriut të Kosovës dhe zbatimin e rregullave të ndryshme, dhe jo për mirëqenien e ndonjë qytetari, qofshin ata serbë të Kosovës. Pozicioni i Serbisë është kundër parimit të dialogut të zhvilluar përmes BE –së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat