Protestuesit serbë vendosin tenda në afërsi të Jarinjes

Aktuale

Protestuesit serbë vendosin tenda në afërsi të Jarinjes

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.

Raportohet se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.

Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.

Media raporton nga terreni se veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.

Në atë pjesë të Kosovës edhe moti është i ligë i shoqëruar kohë pas kohe me reshje shiu.

Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat