Haradinaj ka disa fjalë për Kurtin

Aktuale

Haradinaj ka disa fjalë për Kurtin

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se po bën gabim të madh me çështjen e gazit.

Haradinaj tutje u shpreh se Kurti është ai që po shfaqet më komod me europianët të cilët se kanë njohur Kosovën shtet, se sa me amerikanët.

”Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës”.

”Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe 1 mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini [Kurti] edhe gjithkush”.

”Ka me hy gazi amerikan, ky [Albin Kurti] mund t’ia vonojë edhe naj ditë por është duke bë gabim të madh, është duke çu sinjale të gabuara”.

”Ne të gjithë kemi dilema se si është financuar një subjekt politik gjatë kohës sa ka qenë në opozitë”.

”Shiheni [Albin Kurti] sa komod është me europianët që s’e kanë njohur Kosovën në dialog, e si iu ikë amerikanëve”.

”Ka të bëjë pak me mentalitet të majtë, ose logjika të majta”.

”Nëse Amerika ka vendos që të jetë prezent si lojtar me gaz në gadishullin tonë, pra të ka ndryshu jeta. Kjo qeveri me thanë se po kursejë pare dhe ka të bëjë me kosto, është krejtësisht mashtrim”.

Haradinaj mes tjerash në Rubikon theksoi se në këtë kohë kryeministri është duke gabuar duke humbur kohë derisa vonon afatet kohore për implementim të këtij projekti.

”Edhe sot i bëra pyetje kryeministrit në Parlament por e kurseva pas ngjarjeve në Veri”.

”Është bërë dy herë fizibilitet dhe janë mat efektet e këtij projekti në jetën tonë dhe ky projekt është profitabil për Kosovën e që vijnë 200 milionë euro falë e që mund të ketë edhe grande tjera”.

”Ne mund të gazifikojmë Kosovën e mos të varemi vetëm nga rryma. Ky nuk është një projekt që nuk i kushton asgjë Kosovës me këtë si të zgjohemi nga gjumi mund të fitojmë para”.

”Qeveria e Kosovës mundohet të ruaj para por kjo nuk kushton po vjen pa pare. Logjikë krejtësisht e gabuar. Kurti po i vonon afatet kohore për implementim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat