Sveçla: Ftoj serbët e Kosovës të mos i bllokojnë rrugët

Aktuale

Sveçla: Ftoj serbët e Kosovës të mos i bllokojnë rrugët

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:13
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerëson se qëndrimet politike rreth cështjes së tagrave kanë qëllim që shpërndajnë panik dhe frikë

Ai përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos i bllokojnë rrugët.

“Serbët e Kosovës janë plotësisht të lirë që të lëvizin dhe janë të sigurt e të mbrojtur me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

“Qëndrimet politike rreth tagrave të përkohshme të veturave kanë për qëllim shpërndarjen e panikut dhe frikës. Thërras qytetarët që të mos i bllokojnë rrugët dhe të mos vendosin pengesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat