E akuzoi Kurtin për UÇK-në, Shkëlzen Gashi i reagon Abelard Tahirit: Ja sa konferenca i ka mbajtë Kurti në emër të UÇK-së

Aktuale

E akuzoi Kurtin për UÇK-në, Shkëlzen Gashi i reagon Abelard Tahirit: Ja sa konferenca i ka mbajtë Kurti në emër të UÇK-së

Nga: N.Sh. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 08:27
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti në Qeverinë I, Shkëlzen Gashi ka reaguar ndaj Abelard Tahirit i cili e kritikoi Kurtin se nuk ka folë asnjëherë në emër të UÇK-së.

Gashi shkruan në facebook se, Kurti i ka mbajtë pesë konferenca për shtyp në emër të UÇK-së.

Sipas tij, në periudhën 13 gusht 1998 deri me 2 mars 1999. Zyra e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka mbajtë 25 konfereca.

20 prej tyre Gashi thotë se i ka mbajtë Adem Demaçi, kurse pesë Kurti.

Postimi i plotë:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paska thënë sot në Kuvendin e Kosovës se Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë dhe nuk ka folë asnjëherë në emër të UÇK-së.

Zyra e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë, e udhëhequr nga Adem Demaçi, në periudhën 13 gusht 1998 - 2 mars 1999, ka mbajtë gjithsejt 25 konferenca për shtyp. Materialet e këtyre konferencave janë të transkriptuara dhe 20 prej këtyre konferencave i ka mbajtë shefi i Zyrës së UÇK-së, Adem Demaçi, e 5 i ka mbajtë sekretari politik i kësaj zyre, Albin Kurti, derisa Demaçi ishte jashtë vendit.

Si ka mundësi të thuhet se Albin Kurti nuk ka qenë në UÇK dhe se nuk ka folë asnjëherë në emër të saj, kur ai i ka mbajtë pesë konferenca për shtyp në emër të UÇK-së?

Nejse, se kjo është temë irelevante, por... opozita e lodhtë, e mandej...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat