Kurti tha pyesni Remin se a kam qenë në UҪK, ky është reagimi i tij

Aktuale

Kurti tha pyesni Remin se a kam qenë në UҪK, ky është reagimi i tij

Nga: H.O. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 09:49
Rrustem Mustafa

Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pyeteni Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën nëse kam qenë luftëtar i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

“S’mund ta përçani popullin me kinse unë jam kundër UÇK-së. Se a kam qenë UÇK pyete Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën – dy komandantat të tregojnë. Ama, pushoni me këtë idenë e përçarjes dhe ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, ka thënë Kurti.

Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi ka reaguar më pas përmes një postimi në Facebook duke thënë se projekti i pavarësisë është projekt shqiptaro-amerikan.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë lidhur me aksionin në Jarinë dhe Bërnjak.

Postimi i plotë:

Koha ka shumë rëndësi!

Projekti i pavarsisë së Kosovës është projekt i suksesit Shqiptaro-Amerikan.

Nuk mundet dhe as nuk duhet të provojë kush e të mendojë se mund t'a mbrojë apo të sulmojë këtë projekt, pa llogaritur të ardhmen dhe zhvillimin e këtij projekti të suksesit që në vetvete është projekt i stabilizimit dhe zhvillimit me përfumdime te suksesit të përbashkët, fisnik dhe qytetar!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat