Na duhet unitet për Kosovën, Avdyli reagon për reciprocitetin: Serbia e ka zgjidhjen e thjeshtë

Aktuale

Na duhet unitet për Kosovën, Avdyli reagon për reciprocitetin: Serbia e ka zgjidhjen e thjeshtë

Nga: G.B Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:16
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se nga dje s’duhet pyetur se pse sot e as pse me polici në kufi, por të gjithë duhet të jemi unik për Kosovën dhe kufijtë e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Serbia e ka zgjidhjen e thjeshtë, nëse hyjnë në Serbi makinat me targat RKS, edhe në Kosovë mund të hyjnë me SRB, përcjell Bota sot.

Sipas deputetit, reciprociteti ka qindra vite që rregullon marrëdhëniet mes shteteve e popujve në botën demokratike.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nga dje s’duhet të ketë pse sot , e pse me polici në kufi. Nga dje të gjithë duhet të jemi unik, për Kosovën, për kufijtë e saj. Unik për djemtë tanë të rreshtuar në mbrojtje të kufijve. S’ka nevojë as portalet as opinionistët e më së paku politikanët t’ua mbajnë gajlen atyre që qytetarëve tanë për 10 vite ua kanë nxirë jetën me tabela Proba. Serbia e ka thjeshtë zgjedhjen, hynë makinat me RKS në Serbi, hynë makinat me SRB në Kosovë. Hiqen tabelat tona, hiqen të tyre. Reciprociteti ka qindra vite që rregullon marrëdhëniet mes shteteve e popujve në botën demokratike. E neve na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat