Gazetat zvicerane shkruajnë për vendimin e Kurtit për reciprocitetin

Aktuale

Gazetat zvicerane shkruajnë për vendimin e Kurtit për reciprocitetin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:00
Policia

Për shkak të rregullës së targës, tensione mes Kosovës dhe Serbisë (“Wegen Auto-Kennzeichen-Regel Spannungen zëischen Kosovo und Serbien“)  me këtë titull si mediat botërore ashtu edhe zvicerane sot dhe dje janë marrr  me Kosovën, respektivisht qëndrimet e fundit të qeverisë së Albin Kurtit karshi Srbisë, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Qeveria e Vuçiqit nuk i njeh targat e veturave nga Kosova. Por as Qeveria e Albin Kurtit nuk i nje ato të Serbisë.

Tensionet janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me një rregullore të re mbi pranueshmërinë e targave.

Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar bllokuan hyrjen në pikat kufitare kosovaro-serbe Jarinje dhe Brnjak të hënën, siç raportuan mediat në Prishtinë dhe Beograd.

Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë, ka shkruar gazeta prestigjioze e Zvicres Blick duke ju referuar agjencise shteterore te informimit ATS /SDA.

Sipas mediave zvicerane, Policia kufitare në Kosovë ka zbatuar rregullisht rregulloren që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët në automjetet me targa serbe duhet t’i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t’i bashkojnë targat e përkohshme kosovare që ata i marrin nga zyrtarët kufitarë.

Kryeministri kosovar Albin Kurti prezantoi qasjen e qeverisë së tij të hënën si një masë të bazuar në reciprocitet. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëri thirri një takim të kabinetit të tij të sigurisë për të martën.

Në fakt, Serbia nuk i njeh targat e futura nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Udhëtarët me automjete me këto targa duhet t’i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat