Ftesa interesante e Agim Bahtirit, e fton Bedri Hamzën dhe Armend Agollin që kafën e mëngjesit ta pinë në veri

Aktuale

Ftesa interesante e Agim Bahtirit, e fton Bedri Hamzën dhe Armend Agollin që kafën e mëngjesit ta pinë në veri

Nga: N.Sh. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:27
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, dhe kandidati i LVV-së për kryetar të këtij qyteti, Agim Bahtiri ka bërë një ftesë interesante për dy kundërkandidatët e tij për kreun e kësaj komune.

Bahtiri përmes një postimi në facebook, Armend Agollin e LDK-së dhe Bedri Hamzën e PDK-së, i ka ftuar që nesër në veri të Mitrovicës, në ora 10:00 të dalin dhe ta pinë kafen së bashku.

Ai gjithashtu ka treguar se në ora 9:00 të mëngjesi nesër e ka ftuar në takim Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Postimi i plotë:

Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica dhe pas dakordimit me të, i ftoj z. Agolli dhe z. Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00

Me respekt,

Agim Bahtiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat