Reagon Shpend Ahmeti: Nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës që e kundërshton masën me targat

Aktuale

Reagon Shpend Ahmeti: Nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës që e kundërshton masën me targat

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:51
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë në targat e veturave.

Ai ka thënë se mund të kuptohet reagimi i Serbisë dhe i serbëve të Kosovës, por jo edhe shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e kësaj mase.

“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbisë ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbëve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (s’po them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë”.

Por, ai ka thënë se shpreson që Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.

“Reagimi i radhës i shtetit serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike. Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të të gjitha përkatësive kombëtare”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat