A ishte rastësi që Albin Kurti e paralajmëroi reciprocitetin me Serbinë nga Tirana?

Aktuale

A ishte rastësi që Albin Kurti e paralajmëroi reciprocitetin me Serbinë nga Tirana?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:12
Albin Kurti

Në mëngjesin e djeshëm hynë në fuqi masat e reciprocitetit për targat me Serbinë çka nxiti shumë tension dhe reagime të ashpra nga pala serbe.

Por, se një gjë e tillë mund të ndodhë e paralajmëroi disa ditë më parë kryeministri kosovar Albin Kurti. Madje, këtë e bëri nga kryeqyteti shqiptar.

Ai nga Tirana, ku shkoi për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel, tha se reciprociteti duhet të vendoset, sepse s’ka si të jetë ndryshe.

“Unë ju kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së, dhe jo vetëm, e ku kam renditur 11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike. Unë po pres përgjigjet e tyre. Reciprociteti do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe – nuk ka barazi pa reciprocitet”.

Kurti në një mënyrë e paralajmëroi gjithashtu se kur kjo qeveri do të vendosë masat e reciprocitetit nuk do të tërhiqet.

“Me ministren tonë të Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe doganat tona që në këtë pranverë do ta kenë drejtor të ri po përgatitemi që ta zbatojmë me sukses atë, sepse asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat