Haziri: Ky person duhet të jetë në bankën e të dyshuarve për vrasjen e Ahmet Kraniqit

Aktuale

Haziri: Ky person duhet të jetë në bankën e të dyshuarve për vrasjen e Ahmet Kraniqit

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:28
Kolonel Ahmet Krasniqi

Kandidati i LDK-së, për asamblenë komunale të Obiliqit, Nexhat Haziri ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 23 vjetorin e vrasjes.

Haziri shkroi në Facebook se vrasja e kolonel Krasniqit ishte akt terroris i planifikuar dhe realizuar nga segmentet e qeverisë shqiptare të kohës në Tiranë dhe të ashtuquajturit SHP i UÇK-së i njohur si Shtabi i Rognerit.

“Kolonel, drejtësia po vjen! 23 vjet nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqi, akt ky terrorist i planifikuar dhe realizuar nga segmentet e qeverisë shqiptare të kohës në Tiranë dhe të ashtuquajturit SHP i UÇK-së i njohur si Shtabi i Rognerit. Megjithëse e vonuar, trajtimi dhe zbardhja e vrasjes së Kolonelit është pjesë e Gjykatës Speciale, me të cilën do të përballen të dyshuarit kryesor të këtij akti terrorist e kriminal, të cilët tashmë gjenden në Hagë”, shkroi Haziri në Facebook.

Për këtë arsye Haziri theksoi se pret që në bankën e të dyshuarve në Gjykatën Speciale të jetë edhe Fatos Klosi, ish shefi i SHISH-it.

Pres që me rastin e fillimit të procesit të shqyrtimit dhe zbardhjes së vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit,e në bankën e të dyshuarve në Gjykatën Speciale të jetë edhe Fatos Klosi, ish shefi i SHISH-it, i cili këtë institucion e pati shndërruar në një organizatë që përndiqte dhe ekzekutonte të gjithë ata që i konsideronte si kundërshtar politik të ideologjisë së majtë komuniste, ideologji kjo që i bashkonte Tiranën zyrtare dhe të ashtuquajturin Shtabi i Rognerit në periudhën e luftës së Kosovës 1998-1999, por edhe pas mbarimit të luftës.(n.h)”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat