7 të vdekur në Kosovë nga Covid, ky është numri i rasteve pozitive

Aktuale

7 të vdekur në Kosovë nga Covid, ky është numri i rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:56
QKUK

7 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 173 raste pozitive, ndërsa që janë shëruar 1434 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781

Në total numri i rasteve aktive është 7.635.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat