​“Help Kosovo” dhe Komuna e Kamenicës mbajnë takim informues

Aktuale

​“Help Kosovo” dhe Komuna e Kamenicës mbajnë takim informues

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Komunën e Kamenicës është mbajtur takimi informues nga Help Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere, ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë qytetarët nga Komuna Kamenicës, ku janë paraparë të jipen së paku 20 grante.

Fokusi i aktiviteteve është krijimi i vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga COVID-19.

Përkrahja do t'u ofrohet grupeve të cenueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues është 2,000.00 Euro, në formë të pajisjeve me 20% bashkëfinancim.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar.

- Me poshtë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

- Ose përmes adresës elektronike [email protected]

- Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/ .

Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00.

Aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.

Linku i aplikacionit:

https://kk.rks-gov.net/.../17/2021/09/Aplikacion-Shqip.docx

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat