Aksioni i ‘reciprocitetit’/Vjen parashikimi, Shasha tregon dy përfundimet e mundshme: Njëra super sukses, tjetra…

Aktuale

Aksioni i ‘reciprocitetit’/Vjen parashikimi, Shasha tregon dy përfundimet e mundshme: Njëra super sukses, tjetra…

Nga: A.M Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Drejtori i institutit Epik, Demush Shasha ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.

Ai këtë e ka cilësuar si një vendim të mirë, pasi ky e ka vendosu Serbinë në karrigen e presionit ndërkombëtar.

Mirëpo, Shasha në postimin e tij në Facebook përmendi dy përfundimet që mund të vijnë pas këtij vendimi.

“Vendimi për targat jo vetëm se është i drejtë. Jo vetëm se është në përputhje me çfarë janë dakorduar Kosova dhe Serbia në Bruksel. Por më më rëndësi, ky veprim ka vendosur Serbinë në karrigen e presionit ndërkombëtar. Tani është Serbia ajo e cila duhet të bëjë kompromis.

E vetmja gjë që më brengos është kjo. Në marrëdhëniet ndërkombëtare je i fuqishëm aq sa ke barut. Kosova nuk ka barut, ka KFOR-i. Rrjedhimisht, veprimet sikur këto mund të kanë dy përfundime: 1. Super sukses, me përkrahje të aleatëve perëndimor; 2. Super dështim, pa ta”, shkroi Shasha, përcjell “Bota sot’.

Postimi i plotë

BE-ja paska propozuar Vuçiqit një kompromis. Kosova nuk do të konfiskoj tabelat KS brenda Kosovës, por mjetet që vinë nga Serbia duhet të vendosin patjetër tabelat proba.

Vuçiqi ka refuzuar. Por më më rëndësi se refuzimi i tij është arsyetimi i refuzimit. Në përmbledhje, Vuçiq paska thënë që nëse pranojmë këtë atëherë pranojmë që Kosova të diktoj rrjedhjen e dialogut. Kësisoj, për shembull nëse nesër Kosova do të vendos në administrim Ujmanin me forcë, atëherë prapë do i bëhet presion Serbisë të bëjë kompromis ndaj një veprimi të Kosovës.

Çfarë dua të them? Vendimi për targat jo vetëm se është i drejtë. Jo vetëm se është në përputhje me çfarë janë dakorduar Kosova dhe Serbia në Bruksel. Por më më rëndësi, ky veprim ka vendosur Serbinë në karrigen e presionit ndërkombëtar. Tani është Serbia ajo e cila duhet të bëjë kompromis.

E vetmja gjë që më brengos është kjo. Në marrëdhëniet ndërkombëtare je i fuqishëm aq sa ke barut. Kosova nuk ka barut, ka KFOR-i. Rrjedhimisht, veprimet sikur këto mund të kanë dy përfundime: 1. Super sukses, me përkrahje të aleatëve perëndimor; 2. Super dështim, pa ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat