​Sallahu takon Trendafilovën, interesohet për kushtet e paraburgimit në Speciale

Aktuale

​Sallahu takon Trendafilovën, interesohet për kushtet e paraburgimit në Speciale

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Dhomat e Specializuara të Kosovës, me ç’rast janë takuar me kryetaren Ekaterina Trendafilova dhe Administratoren, Fidelma Donlon.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim.

Gjithashtu thuhet se u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit. Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat