Familja Ahmet Krasniqit e gatshme t`i ndihmojë Speciales në hetimet për zbardhjen e vrasjes

Aktuale

Familja Ahmet Krasniqit e gatshme t`i ndihmojë Speciales në hetimet për zbardhjen e vrasjes

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:19
Behxhet Krasniqi, vëllai i Kolonel Ahmeti Krasniqit

Sot janë bërë 23 vite nga vrasja e ish Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Ai sot është përkujtuar me nderime të larta nga familjarët miqtë e bashkëpunëtorët.

Vrasja e Kolonel Krasniqit përbën një nga krimet më të rënda me motive politike, që ndodhën gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

E 23 vjet pas vrasjes së Kolonelit ka filluar punën institucioni i “Dhomave të Specializuara” që po konsderohet si e vetmja shpresë për zbardhjen e e këtyre vrasjeve.

Behxhet Krasniqi, vëllai i Kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se ndonëse nuk ka ndonjë të re rreth hetimeve deri më tash, ata si familje janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Specialen për zbulimin e vrasjes.

“Deri me tani nuk ka diçka të re rreth rastit të vëllait tim. Po shpresojmë që Gjykata Speciale do të merret edhe me rastin e tim vëllai. Ne si familje do jemi përherë të gatshëm për t`iu përgjigjur pozitivisht ftesës së kësaj Gjykate me qëllim që të ndihmojmë sado pak në zbardhjen e rastit”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat