“Kuku çka na ka gjetë, kam frikë se kemi me kërku Hotin, ja pika që rrëzoi marrëveshjen e Uashingtonit”, përplasen ashpër dy profesorët

Aktuale

“Kuku çka na ka gjetë, kam frikë se kemi me kërku Hotin, ja pika që rrëzoi marrëveshjen e Uashingtonit”, përplasen ashpër dy profesorët

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:17
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

“Avdullah Hotin dojshin me e linçue pse demek nuk e mori njohjen nga Serbia në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Albin Kurtin po e mburrin për tabelat e veturave. Kuku çka na ka gjetë! I ka ra "skllopka” logjikës në këtë vend”. Ky postim i profesorit universitar, Milazim Krasniqit, ka nxitur debatin mes Krasniqit dhe profesor, doktor Enver Bytyçit.

Sipas Bytyçit, Avdullah Hoti duhej të ishte përgatitur se Vuçiq do kundërshtonte pikën 10 për njohjen e Kosovës gjatë takimit në në Uashington.

“Jo mik! Duhej te ishte përgatitur se Vuçiq do kundërshtonte pikën 10 për njohjen. Pastaj të ndiqte strategji tjetër. Të kërkonte diçka tjetër si kompensim. Ky është lidership. Nuk është lider ai që vetëm pret nga miqtë”, shkroi Bytyçi.

“Hoti ka gabuar që nuk e ka shtruar çështjen e tabelave të veturave e sapo të kthehej të merrte ato tabela e t'i vërtiste nëpër ekrane”, ishte kundërpërgjigja e Krasniqit ndaj Bytyçit.

E ky i fundit tha se heqja e pikës dhjetë e rrëzoi gjithë marrëveshjen, e ktheu atë plotësisht në favor të Serbisë.

“Hoti ka gabuar dhe shumë madje profesor! Heqja e pikës dhjetë e rrëzoi gjithë marrëveshjen, e ktheu atë plotësisht në favor të Serbisë. Pika dhjetë ishte shtylla që mbante në këmbë atë marrëveshje. Vuçiq e hoqi krejt lehtësisht, sepse Hoti heshti. Nuk qëndroi. Në vend që të shkonte me një plan A ai duhej te kishte një plan B. Mos e mbro paaftësinë e Avdullah Hotit, se nuk je i atij niveli”, shkroi profesor, doktor Enver Bytyçi.

E profesor Milazim Krasniqi tha se ekziston frika se Kosova do ta kërkojë Avdullah Hotin përsëri si kryeministër.

“O kam frikë se kemi me e kerkue Hotin, çka mundet me na gjetë, si pasojë e politikave kryeneçe e të paanalizuara mirë”, shkroi Krasniqi.

“Frika dhe dyshimi janë veti e njerëzve të zgjuar! Por kjo nuk e justifikon justifikimin e paaftësisë!”, ishte kundërpërgjigja e Bytyçit ndaj Krasniqit, shkruan “Bota sot”.

Më tej, Krasniqi në reagimin e tij e cilësoi spektakulare arritjen e Hotit në Uashington.

“Arritja e Avdullah Hotit ka qenë spektakulare në Uashington. Ajo marrëveshje, Kosovën e trajton si palë të barabartë. U mor njohja nga Izraeli. Disa interesa strategjike të Kosovës mund të përmbushen nga realizimi i saj. Krahasoji ato pika me ngritjen e tabelave në Kuvend nga kryeministri aktual dhe e kupton degradimin e politikes sot. Steka e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndonëse sigurisht jo e përsosur, zor se do të arrihet për një kohë të gjatë”, ishte kundërpërgjigja e Krasniqit për Bytyçin.

Por ky i fundit reagoi përsëri, duke vënë theksin tek heqja e pikës dhjetë në marrëveshjen e në Uashingtonit.

“Jo profesor! A nuk e hoqi Vuçiq piken dhjetë, me të cilën Serbia obligohej ta njihte Kosovën pas një viti, d.m.th me 4 shtator të këtij viti?! A nuk ishte kjo pikë suksesi i Kosovës?! Madje suksesi spektakolar! Çfarë bëri Hoti? Pse nuk kërkoi qe se paku Donald Trump të bënte një thirrje për Vatikanin dhe katër vendet e NATO-s ta njihnin Kosovën? E kishte të vështirë këtë kërkesë?! Sigurisht qe jo. Dhe ishte kërkesë legjitime, e drejtë, e logjikshme! Po pse nuk bëri as kaq pak në kompensim të plotësimit të dëshirës së Vuçiqit për të mos e njohur Kosovën, pavarësisht se në draft marrëveshje kjo ishte parashikuar?! Nuk i thuhet ditës - natë e natës- ditë, miku im!”, ishte komenti i profesor Bytyçit, i cili mbylli debatin me profesor, Milazim Krasniqin, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat