Kurti deklarohet sërish për targat: Është reciprocitet, s’është provokim

Aktuale

Kurti deklarohet sërish për targat: Është reciprocitet, s’është provokim

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati sot me ambasadorët e QUINT-it – takim ky i cili vjen pas gjendjet në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak ku serbët po protestojnë pasi Qeveria ka vendosur masën e reciprocitetit për targat.

Kurti thotë se ky venim nuk është as provokim e as diskriminim, por është masë reciproke.

Tutje kryeministri thotë se ose targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.

“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”.

Kurti po ashtu tha se ambasadorët e QUINT-it i ka informuar se pas vendimit nuk është shënuar asnjë incident dhe se policia janë në veri për të mbajtur rendin dhe qetësinë.

“U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnjë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat