“Çka ki ndërmend me bë, me i shajtë me nanë?”/ Përplasen Gorani e Thaçi

Aktuale

“Çka ki ndërmend me bë, me i shajtë me nanë?”/ Përplasen Gorani e Thaçi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:23
Dukagjin Gorani

Analisti Dukagjin Gorani, ka pasur një përplasje verbale me analistin tjetër, Jusuf Thaçin, lidhur me premtimet e bashkësisë ndërkombëtare për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve.

Gorani ka vlerësuar se mos-liberalizimi i vizave ka ndodhur si rezultat i mos-përfundimit të procesit politik, duke konsistuar në marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë.

“Unë po mendoj që heqja e vizave është e pamundësume për shkak të mos-përfundimit të procesit politik. Procesi, pra dialogu”, ka thënë ai në ‘Pressing’.

Lidhur me këtë temë, Thaçi ia ka parashtruar një pyetje Goranit.

“M'fal Dug [Dukagjin Gorani], po më duhet me ta bë një pyetje lidhur me këtë. A s’na thanë për demarkacionin me Malin e Zi që është e vetmja arsye pse s’po ndodh?”, tha Thaçi.

“Jusuf na thanë edhe na rrejtën. Çka ki ndërmend me bë, me i shajtë me nanë? Çka ki ndërmend me i bë? A ki ndërmend me shku me ia u vendos ndonjë sanksion? Ose a ki ndërmend me i dënu dhe i ndëshku për gënjeshtrën e madhe që na e kanë bë? Çka e keni ndërmend me i bë, bashkësisë ndërkombëtare e cila është e pamoralshme? A janë ata të izolum, a jemi na të izolum?”, u kundërpërgjigj Gorani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat