​Policia e Kosovës demanton mediat serbe për përfshirje të agjensioneve të sigurisë brenda policisë

Aktuale

​Policia e Kosovës demanton mediat serbe për përfshirje të agjensioneve të sigurisë brenda policisë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë raportimet e mediave/portaleve serbe rreth përfshirjes së agjensioneve të sigurisë brenda policisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Në një komunikatë për media thuhet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë pjesën veriore të Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë janë të pavërteta”, thekson Policia e Kosovës.

Për më tepër, Policia e Kosovës thotë se si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.

“Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat