“Përplasen” ashpër Vitia dhe Zemaj, kjo është arsyeja

Aktuale

“Përplasen” ashpër Vitia dhe Zemaj, kjo është arsyeja

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 07:42
Foto nga mbledhja

(E plotësuar 12:43) - Deputeti i LDK-së njëherit ish-ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka akuzuar ministrin Arben Vitia se më shumë është marrë me punët periferike sesa me menaxhimin e pandemisë.

Zemaj më tej ka shtuar se Vitia duhet qëtë kërkojë falje për vdekjen e 700 personave për një muaj nga Covid-19.

Më shumë jeni marrë me punë periferike sesa me menaxhimin e pandemisë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë ku për një muaj kemi humbur më shumë se 700 qytetarë dhe ju nuk po jepni përgjegjësi, dhe sot me shumë relax me shumë qetësi po tregoni se çfarë keni punuar. Më vjen keq që kemi ardhur në këtë pikë sidomos për qytetarët”, tha Zemaj.

Nuk jeni shumë specifik kur thoni për punët periferike, ju vet keni qenë ministër i Shëndetësisë dhe e dini problematikat që duhet të merremi”, u përgjigj ministri Vitia.

Ministri Vitia i tha Zemajt se janë pasaktësi në ato që i tha ai, duke e theksuar se më vonë kanë marrë njoftimin mbi paraqitjen e variantit Delta.

“Nuk është e lehtë të qëndrosh në karrigen e një ministri të Shëndetësisë në situatë pandemie”.

Këto janë akuza të rënda sidomos nga një person si ti”, i tha Vitia-Zemajt.

Debati ka vazhduar edhe ndërmjet kryetares Mullhaxha-Kollçaku dhe deputetit Zemaj, ku ai e pyet kryetaren pse është në siklet.

Pse je me kaq në siklet, nuk po mundem me të kuptuar pse gjithë ky siklet”, tha Zemaj.

Është në lëkurën tënde akoma posti i ministrit, por që tani nuk mund të flasësh si ish-ministër po vetëm si deputet”, i tha ajo Zemajt.

Edhe deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj i tha ministrit Vitia se vaksinimi i obliguar për mësimdhënësit dhe punëtorët në administratë ka qenë vendim me vonesë.

Ddeputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli tha se Kosova ka arritur që me sukses ta përballoj këtë situatë sidomos me variantin Delta, duke u renditur në vend të dytë sa i përket procesit të vaksinimit për kokë banori, duke kaluar Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Avdyli tutje tha se tashmë është kërkesë e qytetarëve që të ketë lirim masash, duke e pyetur ministrin se a ka risi në këtë drejtim.

Ministri Vitia i’u përgjigj deputetit Avdyli se sistemi arsimor përveç asaj shëndetësore është një ndër pjesët më të goditura të pandemisë, duke theksuar që tashmë të mos dëmtohet procesi mësimor më tutje kurdo që do të filloj.

Është e vërtetë se varianti Delta është natyrë tjetër e virusit, para çdo vendimi që kemi marrë nuk është se janë marrë vetvetiu por bazuar në situatën epidemiologjike, rekomandimet kanë qenë që shkollat të ndërpriten por jemi duke diskutuar që të respektohen këto rekomandime e në anën tjetër të merren masa që nuk do dëmtonin procesin arsimor”.

Vitia poashtu tha se janë në përpilim të masave të reja, duke përfshirë këtu edhe gastronominë që t’u jepet hapësirë edhe brenda, por me dëshmi për vaksinë.

Sa i përket gastronomisë si një nga pjesët më të goditura poashtu duke pasur parasysh edhe stinën e dimrit, ku jemi duke hartuar tash në hartimin e masave të reja, besojmë që nga 27 shtatori të jetë prezentë masa kufizuese e personave që hyn brenda këtyre lokaleve me test PCR ose librezën e vaksinimit dhe nuk do ketë problem në këtë pjesë”, theksoi tutje Vitia.

***

Nga 27 shtatori hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit, test PCR apo serologjik

Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale se Kosova ka në stok edhe 400 mijë doza të vaksinës.

Ai më tej ka shtuar se deri në fund të vitit do të arrijnë edhe 500 mijë doza, duke u shprehur i bindur se  deri në fund të vitit pritet që të vaksinohen 70% e popullatës.

Vitia sqaroi se në dispozicion 1 mijë e 200 shtretër dhe se synim kanë që të mbërrijnë në 1 700.

Ai më tej ka arsyetuar situatën e krijuar me Covid-19, duke fajësuar edhe qeveritë e kaluara për mungesë të investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Në një situatë pandemie jemi dëshmitarë të një gjendje që nuk jemi përballur më herët dhe që ka ndikuar në çdo aspekt. Kosova nga fillimi është përballur me probleme të mëdha, duke u nisur nga barnat esenciale e deri tek problemet e tjera, edhe përkundër masave rreziku akoma vazhdon, duke u bërë ky virus gjithmonë e më agresiv”, tha Vitia.

Aktualisht kemi 1 200 shtretër duke pretenduar që të zgjerohemi deri në 1 700 shtretër. Tani janë mbi 4 mijë doza të vaksinave dhe afër 750 mijë qytetarë janë vaksinuar me një dozë, dhe mbi 450 mijë, duke planifikuar që deri në fund të vitit të rritet  numri i tyre. Kemi donacione nga shtete të ndryshme dhe janë hapur 30 qendra të vaksinimit”, deklaroi tutje ai.

Ministri poashtu theksoi se qeveria Kurti ka blerë 30 deri në 40% me lirë barna dhe insulinë se më parë.

Nga masat e ndërmarra nga Qeveria e re, situata epidemiologjike ka qenë më e qetë që prej fillimit të pandemisë apo që ka mund të jetë më herët. Ky virus do jetë prezent tek ne edhe një kohë të gjatë tek ne, andaj ju bëj thirrje që të vaksinoheni sa më shumë dhe shpejtë”, tha Vitia.

Kryetarja e këtij Komisioni Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se gjendja vazhdon të mbetet e vështirë.

***

Para pak minutash ka filluar raportimi i ministrit Vitia për situatën pandemike në vend.

Vitia është duke raportuar para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shkruan “Bota sot”.

Deputetët do të kenë rastin të bëjën pyetje për ministrinë.

***

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot mban mbledhje.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Takimi me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia
– Tema : Menaxhimi i situatës me ,,COVID 19 “
3. Të ndryshme.

Vendi: N302 Koha: 10:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat