Gjykimi i Mustafës/ Rrëfimi i dëshmitarit: Ai më ka bërë operacion

Aktuale

Gjykimi i Mustafës/ Rrëfimi i dëshmitarit: Ai më ka bërë operacion

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:39
Salih Mustafa

(E plotësuar 17:20) - Po mbahet seanca ndaj ish- luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Në pjesën e tretë të marrjes në pyetje nga avokati Von Bone mbrojtës i Sali Mustafës, dëshmitari u pyet në lidhje me lëndimet që kishte marrë gjatë qëndrimit në Zllash.

Kur pyet nga avokati Von Bone se a ke qenë te mjeku për këto lëndime, dëshmitari deklaroi “jo se më ka ardh marre me shku të mjeku e me thanë m’ka rreh UÇK-ja”.

“Pse të ka ardh marre me shku te mjeku?”, pyeti avokati ndërsa dëshmitari tha se “se su kanë mirë met rreh UÇK-ja”.

***

Dëshmitari i parë i cili po dëshmon kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, duke ju përgjigjur prokurorit në pyetje shtesë, ka thënë në sallën e gjyqit se derisa pretendon të jetë mbajtur në Zllashë e ka dëgjuar të thirret emri “Cali”. Dëshmitari ka thënë se “ishte Cali ai që i kishte drejtuar pistoletën dhe e kishte rrahur për dy herë me radhë”, që siç ka theksuar dëshmitari, është personi që mbante kapelë të kuqe.

Kjo është thënë në pjesë ne fundit të seancës gjyqësore që po mbahet në Dhomat e Specializuara ku prokurori Cezary Michalczuk ka shtruar pyetje shtesë pasi avokati mbrojtës i ka përfunduar pyetjet.

Prokurori të bëri në pyetje dhe unë lexoja nga deklarata jote kur të pyeta, po e citoj ‘po ky personi(i akuzuari) është i njëjti person si herën e parë, pra ai personi që mbante kapelën e kuqe apo ishte ndonjë person tjetër? Përgjigja jote ishte ‘po ai ishte, Cali, ai ishte personi që më vuri pistoletën’. Pastaj prokurori të pyeti ‘a ndodhi ndonjëherë në një moment që të dëgjoje ndonjë pjesëtar tjetër të UÇK-së t’i drejtohej këtij personi me emrin e tij apo ndonjë emër, përgjigja ishte ‘po e dëgjova njëherë njërin, e mbaj mend një person që tha njëherë-këtu, këtu Cali”, ka thënë prokurori.

Ai ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë nëse e ka dëgjuar emrin e Calit gjatë mbajtjes së tij në Zllashë.

E konfirmon përsëri se kur ishe në Zllashë e ke dëgjuar të thuhet emri Cali. – Dëshmitari: Po”.

Duke ju përgjigjur prokurorit, dëshmitari ka konfirmuar se një prej arsyeve që ai mendon se i akuzuari është personi përgjegjës është se i ka dëgjuar emrin aty.

Kur kujton atë kohë lidhur me ato dy të rrahurat që të kanë dhënë aty në Zllashë dhe ti kë dëshmuare dje për ato, dhe të hënën, a kishte diçka të ai personi që të rrahi, a po të mënyra si u sol që të bëri të mendosh se ai ishte komandant, pse mendove që ishte komandant, cfarë pe ti në sjelljen e tij që të bëri të mendosh se ai ishte komandanti”, ka pyetur prokurori.

Ndërsa dëshmitari ka thënë se nuk e ka njohur atë person veçse ka dëgjuar të thuhet aty fjala komandant.

"Me thënë të drejtën nuk e kam njohur kush është ai person por e kam dëgjuar herë-herë e kam dëgjua duke u përmend komandant komandant, dhe në bazë të shenjave, kapelës së kuqe dhe uniformës e kam ditur që është ai person dhe ai person më ka rrahur, më ka marrë në dhomë, më ka dërguar nalt më ka rrah”, ka thënë dëshmitari.

Ndërsa në pjesën paraprake të seancës kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës, nuk ka treguar ndonjë përshkrim të personit me kapelë dhe kishte deklaruar se ka dëgjuar një emër në një rast por në seancën nuk e tha se cili ishte.

***

Dëshmitari i parë në seancën e stome në lidhje me akuzat ndaj Salih Mustafës të ngritura nga Gjykata Speciale, tha se si pasojë e dëmtimeve të rënda trupore ka është dashur që të operohet, por duke shtuar se nuk e di saktë pse është operuar.

Julias Von Bone, avokati i Salih Mustafa, ka pyetur dëshmitarin se pse ka thënë se i ka ardh turp kur ka shkuar te mjeku, por ai nuk ka shpjeguar saktë pse e kishte këtë ndjenjë.

Dëshmitari tha se kur e ka pyetur mjeku në lidhje me gjendjen shëndetësore i ishte përgjigjur se nuk e di çfarë ka.

“Ai më ka bërë operacion, ai e ka ditë se qysh e  tek. Ai më ka pyet se çka ke. Unë i kam thënë që nuk e  di. Por, ai e din sepse ai më ka bërë operacion”, tha dëshmitari.

Avokati ka kërkuar sqarime nga dëshmitari në lidhje me  ka deklaratën se ka pasur probleme shëndetësore, por në dokument thuhet se kokëdhimbja e tyij ka zgjatur vetëm një vit.

“Unë kam pas problem me kokë-dhimbje gjithë”, shtoi dëshmitari.

Dëshmitari W03593, gjatë dëshmisë së tij në gjykimin që po zhvillohet për krime lufte në Hagë ndaj Salih Mustafës, ka vazhduar të rrëfejë për ditën kur u lirua nga objekti që u mbajt në Zllash.

Ai ka thënë se pasi është lëshuar nga burgu e ka kuptuar se ka qenë data 18, pasi sa ka qenë duke u mbajtur në Zllash nuk ka ditur as kur ka qenë ditë, as natë, as cila datë.

Ai tha se i duket se ka qenë ora 11:00 kur ia kanë hapur derën dhe ka dal nga objekti ku po mbahej, e sipas tij e kishin thirrur me emër atë dhe të tjerët për të dal nga objekti.

Pasi kishte dal nga aty, dëshmitari tha se ka pasur shumë njerëz jashtë e se ka parë njerëz duke ikur.

“Lloj lloj njerëz, me rroba civile, me rroba të ushtrisë, ka pas shumë njerëz”, ka thënë ai, duke shtuar se kanë qenë diku rreth 60 njerëz, por se nuk ka pasur kohë që t’i shikoj e numëroj se sa janë.

“Po ata kanë ardh prej tana anëve janë tubu qaty edhe na ka tregue, një person na ka tregu rruga ka osht me dorë me shku për Prishtinë”, ka thënë ai.

Tutje, dëshmitari bëri të ditur se ka pasur ndërtesa jashtë si ato në të cilat ka qëndruar ai.

“Qashtu diçka, sa jon kon se di, nuk më ka interesu me i kqyr, po jam dal aty ka po na thojnë me shkue, rrugën na kanë tregue me dorë qanej për Prishtinë, qaq jom kon i hupun nuk kam dit ka me shku, po ka janë shku njerëzit jam shku edhe unë me shumë njerëz”, ka deklaruar dëshmitari.

Ai tha se nuk e di saktë sa ndërtesa kanë qenë, por tha se kanë qenë 50 ose 60 metra larg.

***

Gjykatësja - dëshmitarit në Speciale: Në sallë gjyqi nuk bëhen shaka të tilla, më kuptove?

Në seancën që po vazhdon për të tretën ditë me radhë në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Kosovë, avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Ai e ka pyetur dëshmitarin: “Si do të përgjigjeshe, po të të them se klienti im thotë që ai s’t’ka rrah asnjëherë ty në Zllash?”. Teksa dëshmitari ka thënë që “Nxjerrja ti, nuk e di kush”.

Në këtë mes ka ndërhyrë gjykatësja e çështjes, e cila i ka kërkuar dëshmitarit të përmbahet nga këto fjalë.

“Zotëri dëshmitar, në një sallë gjyqi nuk duhet bërë shaka të tilla, mahi të tilla dhe sidomos jo avokatit mbrojtës. Të lutem, më kuptove?”, ka thënë gjykatësja.

Gjykimi në Hagë, dëshmitari thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin por e di që është ai i cili e ka rrahur

Po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë ku po dëgjohet dëshmitari i parë i cili ndër të tjera ka thënë se i akuzuari ka qenë ai i cili e ka mbajtur dhe rrahur por që nuk e ka parë asnjëherë atë.

Dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë duke mos ju zbuluar identiteti për publikun, ka thënë se nuk e ka njohur asnjëherë të akuzuarin por sipas tij, pasi është liruar nga ndalimi i është thënë nga të tjerët se ai ishte përgjegjësi.

Avokati Von Bone: A e di ti nëse ky personi që po akuzohet këtu në gjyq ka qenë një prej atyre që po të rrihnin?

Dëshmitari: Nuk e di valla, nuk po të kuptoj.

Avokati Von Bone: Këtu në këtë çështje po gjykohet një person, një i akuzuar, ai person është klienti im dhe unë po të pyes ty nëse ti e di që klienti im, i akuzuari ka qenë një prej atyre personave që po të rrihnin ty atë natë?

Dëshmitari: Shumë e qartë që po.

Avokati Von Bone: Po nga e di ti këtë që po thua?

Dëshmitari: E di se më vonë, që kryesori ka qenë ai personi, Do të thotë kurrë më në jetë nuk e kam parë por ndoshta kur i kanë dhez do bateri aty nganjëherë e kam parë si person por nuk më kujtohet se është kaqenë terr, e kush, logjikisht tjetër kush nuk ka mundur me më rrah vetëm ai, ai është kryesori aty, çka ka thënë ai është bërë aty.

Avokati Von Bone: Prapë po të pyes, nga e di ti se i akuzuari është personi që po të rrihte ty atëherë, dua ta di, më thuaj nga e di ti që ishte ai, ti nuk e njihje më parë atë person, pastaj ma shpjego pak të lutëm, nga e di ti që ishte ai i akuzuari?

Dëshmitari: Zotëri atë personin që po ma përmend që 100 herë, nuk ke nevojë me ma përmend kaq shumë herë, unë kam treguar se atë nuk e kam njohur as nuk e kam ditë kush është as çka është problem me të, më në fund nuk jam budalla e kam ditë kush është, ai zotëria që po e mbron ti është ky, edhe mos më bëjë më këso pyetje se po më duket pak pa lidhje.

Avokati Von Bone: Po të pyes përsëri nga e di ti që ishte i akuzuari ai person, ai që po të rrihte?

Dëshmitari: Më duket që tregova nga e di, tregova.

Avokati Von Bone: Pra a do të përgjigjesh nga e di që ishte i akuzuari?

Dëshmitari: E kam marrë shumë mirë vesh kush ka qenë kryesori në atë vend. U përgjigja njëherë.

Avokati Von Bone: Pra në atë kohë nuk e dije vet, por kur dole më vonë e mësove nga të tjerët, këtë po e thua, dhe nga kush e mësove?

Dëshmitari: Nuk është me rëndësi nga kush, shumë njerëz a pasur e kanë ditë krejt në fund.

Avokati Von Bone: Mendoj që është me rëndësi zoti dëshmitar dhe dua që t’i përgjigjesh edhe kësaj pyetje.

Dëshmitari: Nuk kam ardhur me jep emra të huaj këtu, por kam ardhur për të jap dëshmi jo për askënd.

Këtu avokati Von Bone ka kërkuar të kalohet në seancë private për disa minuta.

Pas kësaj kareaguar edhe kryetarja e trupit gjykues e cila ka kërkuar nga dëshmitari që të përgjigjet në pyetjet që i bëhen nga avokati mbrojtës, ndërsa nga ky i fundit ka kërkuar që mos të bëjë të njëjtën pyetje.

Avokati ka pyetur dëshmitari nëse ndonjëherë është takuar me të akuzuarin.

Dëshmitari: Krejt ushtria në Zllashë e ka ditur që i akuzuari është kryesori

“Krejt ushtria që ka qenë në Zllashë e di që ky person ka qenë aty kryesori, jo vetëm një person por e dinë krejt dhe ju e dini më mirë se unë, shumë mirë e dini, unë nuk e kam pru këtë këtu, kush e ka pru nuk e di, as që po më intereson për të, unë po them se unë mundem me u përgjigje në pyetjet e mija kush më ka rreh, më andej nuk di. Nuk mundem me ditë që më ka taku as që e kam taku, nuk mundem me ditë, në jetë time nuk e kam parë më, as nuk më ka interesuar kurrë për të më hiç”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se për të akuzuarin ka dëgjuar nga të tjerët, pasi është liruar nga Zllashi dhe i njëjti nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjeve të avokatit mbrojtjes duke i thënë se po i bënë vazhdimisht pyetjet e njëjta.

Avokati Von Bone: Ju keni dëgjuar për njerëz të tjerë të cilët ta kanë treguar, nuk do të thuash emrat, nuk ua dimë emrat, nuk e dimë nëse kishin apo jo kontakt me këta, mund të ketë qenë komplet dikush tjetër që ta ka bërë këtë gjë.

Dëshmitari: Jo.

Avokati Von Bone: Pse jo?

Dëshmitari: Nuk e di.

Avokati Von Bone: Pse jo?

Dëshmitari: Zotëri a ke të tjera pyetje, tërë ditën një pyetje po ma bënë, nuk e di pse kështu.

Avokati Von Bonr: Dua ti përgjigjesh kësaj pyetje, pse mos të jetë dikush tjetër? Ti nuk the që nuk e di, unë thjesht thash pse nuk mund të jetë dikush tjetër, ti tani thua nuk e di.

Dëshmitari: Harroj, nuk di kurrgjë.

Avokatin Von Bone e kanë kundërshtuar prokurori dhe mbrojtësja e viktimave duke thënë se dëshmitarit po i bëhen të njëjta pyetje dhe se një formë e tillë nuk do të nxjerrë asgjë të re.

Por Von Bone ka pasur një sqarim lidhur me këtë.

Von Bone: Dëshmitari duhet të tregojë në cka bazohet kur thotë se i akuzuari ishte kryesi

“Dëshmitari që ditën e parë i tha prokurorit, e di këtë e di që kështu është, dhe prokurori e mori përgjigjen pa e dyshuar, por si mund ta gjejmë ne të vërtetën për një fakt, nëse është fakt nëse është gjë e vërtetë apo nëse nuk është e vërtetë, pra nëse është besim ashtu beson dëshmitari apo nëse ai mendon se është e vërtetë duke ja thënë dikush tjetër dhe jo se është fakt i vërtetë, kur dikush thotë se është fakt i vërtetë mendoj që është e rëndësishme të vërtetohet si e ka zbuluar këtë fakt dëshmitari, nga e di dëshmitari se kështu është e vërteta, sepse çështjet penale kur hetohen dhe gjykohen krime kështu veprohet dhe jo siç veproi prokurori ‘faleminderit për përgjigjen’ dhe kaq”, ka thënë avokati Von Bone.

Gjatë pjesës së parë të seancës së sotme gjyqësore, avokati mbrojtës ka pyetur dëshmitarin nëse mban mend personat që e kanë ndaluar dhe rrahur por dëshmitari nuk ka arritur të përshkruajë shumë ata veçse ka thënë se njëri nga ta kishte mjekër të gjatë dhe se kishte dëgjuar njëherë një emër por nuk e mban mend cilin.

Dëshmitari nuk ka arritur të jap ndonjë përshkrim as për personin me kapelë të kuqe për të cilin thotë se ishte prezent në ndalimin dhe mbajtjen e tij.

Avokati Von Bone: Ai personi me atë kapelën e kuqe që përmende ti, e di a ishte edhe ai i pranishëm aty ku të rrahën, ku të vunë edhe pistoletën në kokë?

Dëshmitari: Po

Avokati Von Bone: A mund ta përshkruash atë personin, përveç se kishte një kapele të kuqe në kokë, a mund të na thuash diçka tjetër për të.

Dëshmitari: Nuk e di çka me të përshkrua se ka qenë natën... nuk e di.

Seanca gjyqësore në rastin e Salih Mustafës do të vazhdojë sot me dëshmitarin e parë, ndërsa nesër pritet të jetë në sallë dëshmitari i dytë kundër ish-komandant Calit.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

***

Dëshmitari i parë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës po vazhdon të japë dëshminë e tij në sallën e gjyqit.

Avokati i Mustafës e ka pyetur dëshmitarin se nga e di ai që Salih Mustafa ishte personi që e ka rrahur.

Atë personin që po ma përmend që 100 herë nuk ki nevojë me përmend shumë herë. Kam tregu që nuk e kom njoft, as nuk e kom dit as kush osht, ai zotëria që po e mbron ti është ky? Tregova nga e di. E kom marr shumë mirë vesh kush u kon kryesori në atë vend dhe mund të jetë vetëm ai, pse kush tjetër?”.

Ka pasë shumë njerëz e kanë dit krejt masnej. Nuk muj me dhon emra të huaj, jom ardh me dhon dëshmi për veti. Ata në Zllashë e dinë që ky person u kon aty kryesori, jo veq një person po e dinë krejt dhe ju e dini më mirë se unë. Unë se kom pru këtu as s’pom intereson për të”, deklaroi dëshmitari.

***

Po vazhdon edhe sot gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë. Sot pritet të përfundojnë pyetjet për dëshmitarin e parë ndërsa nesër do të dalë para trupit gjykues dëshmitari i dytë.

Pyetjet e para për dëshmitarin po vijojnë në seancë të mbyllur.

Dëshmitari i parë i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, pa ju zbuluar identiteti për publikun, ka filluar të jap dëshminë e tij të hënën e kësaj jave dhe do ta përfundojë sot me pyetjet e avokatit mbrojtës të Mustafës.

Në fillim të seancës së sotme, gjykatësja ka bërë të ditur se nesër do të vazhdohet me dëshmitarin e dytë.

Ndërsa mbrojtja e Mustafës ka theksuar se për të dëshmuar dëshmitari ne dytë, Salih Mustafa do të jetë i pranishëm ën sallën e gjyqit, ndërsa sot seancën e përcjellë përmes video-lidhjes.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

***

Ka nisur seanca e katërt në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Vazhdon edhe sot gjykimi i Salih Mustafës

Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë.

Kjo do të jetë dita e katërt e gjykimit të Mustafës dhe do të fillojë në orën 9 e 30.

Kujtojmë se dje ka dëshmuar edhe dëshmitari i parë në këtë proces para gjyqit të Hagës.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat